Transmetuar më 28-05-2020, 17:47
Foto ilustruese

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme te kryqëzimi i Laprakës, në Tiranë.

Policia thotë se flakët u shkaktuan si pasojë e një difekti teknik.

Makina drejtohej nga shtetasi K.V.,i cili ka dalë në kohë nga automjeti.

Raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të saj. /k.k/noa.al/