Transmetuar më 28-05-2020, 22:49

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës  22:15, në rrugën "Perlat Rexhepi".

Një automjet me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, është përplasur me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./noa.al/