Transmetuar më 29-05-2020, 19:23

Nga data 1 qershor 2020 dhe në vijim nuk do të ketë më fundjava të mbyllura dhe ndalim të lëvizjes së automjeteve siç ka ndodhur këto tre muaj. Kjo qartësohet në urdhrin që publikoi sot ministria e Shëndetësisë.

Urdhri vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se pas fundjavës 30-31 maj do të kishte edhe dy fundjava të tjera me ndalim qarkullimi për makinat, por urdhri i dalë sot e rrëzon deklaratën e Ramës.

Sidoqoftë noa.al kërkoi qartësim zyrtar mbi këtë pohim të z.Rama dhe ministria e Shëndetësisë tha se nga 1 qershori nuk do të ketë më asnj ndalimqarkullimi për automjetet.

Nderkohë mbetet e paqartë nëse do të bjerë edhe teza tjetër e Ramës që nga tetori 2020 deri në mars 2021 të rikthehet ndalimqarkullimi i makinave në fundjavë. /noa.al/

Çfarë deklaroi Rama më 24 maj 2020:

"Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve dhe orareve në Tiranë dhe në qytetet tona. Por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna dhe të diela, për t’u rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht, nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment i përjavshëm për t’ju kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit tonë."