Transmetuar më 30-05-2020, 08:58

Pas dy muaj e gjysmë izolimi të plotë dhe liri-daljesh me kusht, kjo fundjavë i gjen zonat e kuqe në liri të plotë.

Gjatë fundjavës e në vijim hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjelbra.

Por pavarësisht kësaj, për zonat e kuqe mbetet ende një kufizim.

Edhe këtë fundjavë, në kuadër të monitorimit të situatës dy javore, nuk do të lejohet lëvizja nga zonat e kuqe për rezidentët e këtyre zonave.

Ndërkohë nga e hëna e 1 Qershorit, lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjitha qytetet dhe qarqet e vendit

Rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private duke zbatuar protokollet e sigurisë të miratuara.

Hapen kufijtë tokësorë, duke pezulluar karantinimin dy javor, si një masë e cila është ndjekur nga vendet europiane.

Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt.

Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.

Do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, për të cilin po punohet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve për një Plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë.

Po kështu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji, duke bërë dhe një thirrje për të mos patur përsëritje të grumbullimeve masive, efektet e të cilave do të ishin shumë të dëmshme. /a.y/noa.al