Transmetuar më 30-05-2020, 14:03

Një “komedi” e vërtetë brenda shtetit dhe gjithçka brenda më pak se tre orësh.

Teksa një ditë më parë ministria e Shëndetësisë njoftoi hapjen e fundjavave, Policia e Shtetit në orën 11.20 të kësaj të diele, njoftoi se nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve ditën e diel.

“Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve. Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare”, njoftoi policia.

Por pak më vonë, në orën 13.53, Policia e Shtetit përgënjeshtroi veten.

“Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëhere qytetarët se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel”, thuhet në deklaratë.

Për të zbutur disi gabimin, më tej thuhet “Policia do të përqendrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jenë zona të kuqe”. /a.y/noa.al

Lirimi i fundjavës, policia: Të dielën nuk do të lejohen makinat