Transmetuar më 31-05-2020, 21:09

Është Dita Botërore Pa Duhan!

Çdo vit, produktet e duhanit vrasin më shumë se 8 milionë njerëz. Por ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është strategjia që ndjekin kompanitë e duhanit për të mos ulur fitimet që humbasin nga këto vdekje.

"Industria e duhanit shënjestron të rinjtë për të zëvendësuar konsumatorët që vrasin produktet e tyre për të ruajtur burimet e të ardhurave", thuhet në një komunikim që bëri sot, Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në këtë pikë, OBSH thotë: "Është koha të flasim hapur dhe ta ekspozojmë industrinë e duhanit!".

Gjithashtu, duhanpirësit kanë më tepër gjasë të preken nga COVID-19, thotë OBSH e cila ilustron faktet në imazhet që gjeni në fotogaleri. /noa.al/