Transmetuar më 01-06-2020, 09:00

“Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!”

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta, në urimin e tij për ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Ai kërkon që të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane.

“Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju garantojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në atdheun tonë!”, thotë kreu i shtetit në mesazhin e tij. /a.y/noa.al