Transmetuar më 02-06-2020, 09:19

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare akademiku i njohur, Agron Fico.

Profesor Agron Fico, i njohur si albanolog, është fitues i çmimit të Republikës, studiues i mirënjohur në fushën e krijimtarisë popullore, krijues i katedrës së gjuhës shqipe në Pekin 1961-1965 dhe në Michigan 1996-2000.

Veç të tjerash ai është autor i disa librave publicistikë, si “Profesor në tri kontinente”, “Diaspora e rilindur”, “Rilindja e Shqipërisë etnike”, si dhe artikuj publicistikë.

Fokusi qendror i punës së tij kërkimore e shkencore ka qenë i lidhur ngushtë me njohjen dhe studimin e gjuhës shqipe, si zemra e etnokulturës shqiptare.

Së fundi, u shpall doktor Honoris Causa i universitetit të Gjirokastrës dhe anëtar i komisionit të përhershëm të artit dhe trashëgimisë pranë akademisë. /a.y/noa.al