Transmetuar më 03-06-2020, 20:35

Partizani përballet këtë mbrëmje në “Selman Stërmasi” kundër Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Takimi ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit të Akademisë së Skënderbeut, Dorian Tahirllari, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 18-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht operacioneve të kryera, i riu nuk ia doli të shërohej, duke u ndarë nga jeta në moshë shumë të re.

Në këtë takim, futbollistët e Skënderbeut kanë hyrë në fushë duke mbajtur një bluzë ku shkruhej: “Prehu në paqe Dorian”.

Aktualisht po luhet pjesa e parë e takimit Partizani-Skënderbeu./noa.al/