Transmetuar më 03-06-2020, 20:37

Kampionati kombëtar i Futbollit nisi sot me ndeshjen Bylis-Tirana pa pjesëmarrjen e Eridon Qardakut i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

Futbollisti i ekipit Bylis, blri tamponin një ditë para ndeshjes së sotme dhe rezultoi i infektuar me COVID-19.

Menjëherë më pas e gjithë skuadra dhe stafi teknik i ekipit fierak iu nënshtruan tanponëve. Sot u raportua se analizat e tyre dolën negative.

Mësohet se Eridon Qardaku pas tamponit në testin e parë ku rezultoi pozitiv me “COVID-19”, do ti nënshtrohet një testi të dytë.

Lojtari gezon shendet te plotë dhe ndodhet i vetëkarantinuar. /noa.al/