Transmetuar më 03-06-2020, 21:09

Në “Elbasan Arena” Kukësi vuajti jo pak për të marrë tre pikët ndaj Luftëtarit modest, ndërsa goli i fitores u shënua nga Kristal Abazaj vetëm në minutat shtesë të takimit.

Verilindorët kaluan të parët në avantazh me anë të Gavazajt, por gjirokastritët befasuan në pjesën e dytë, duke rikthyer baraspeshën me anë të Mehmetit, që ekzekutoi saktë një penallti.

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte Kristal Abazaj që shënoi pas një këmbënguljeje të gjatë të skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi, ndërsa me këtë fitore Kukësi konfirmohet në vendin e dytë, por ende larg kreut.

Në videon e mëposhtme shihni momentet kryesore të ndeshjes. Po ashtu shihni dhe fotot në galeri.

Kukësi – Luftëtari (Përmbledhje)

Publiée par DigitAlb sur Mercredi 3 juin 2020