Transmetuar më 05-06-2020, 14:56

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa ndan një foto nga takimi, kreu i qeverisë nuk jep shumë detaje rreth tij.

Rama mjaftohet duke shkruar, “Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”.

Më herët Thaçi u prit në takim edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili tha se, “Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”. /a.y/noa.al

Takimi me Thaçin, Meta: Me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi