Transmetuar më 07-06-2020, 13:47

Qeveria e re e Kosovës ka rihapur kufirin me Shqipërinë, madje ka hequr edhe masat e lëvizjes për qytetarët e vet.

Kështu, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por do të kenë disa kontrolle mjekësore në kufi.

“Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHP-në ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve me COVID-19. Duhet ta kemi të qartë se virusi është ende aktiv”, tha ,ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.

“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni t’ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, shtoi ai.

Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë u mbll që në datën 14 mars, si pasojë e koronavirusit në të dyja vendet. /k.k/noa.al/