Transmetuar më 09-06-2020, 10:11

Emergjenca e koronavirusit ka bërë që të maturohet ndërgjegjësimi, për kryerjen e disa punëve “në lëvizje” në të ardhmen. Smart working, ose puna online, ka lejuar që shumë punonjës të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia, pa u detyruar që të kthehen në zyrë.

Nëse smart working, shihet se mund të zërë vend gjerësisht në të ardhmen, është e rëndësishme që të përcaktohen kritere të reja për rregullimin e kësaj mënyre pune, që nga shpenzimet për elektricitetin apo internetin.

Shumë kompani në muajt e fundit u detyruan se produktiviteti i punonjësve nuk ka lidhje nga puna në zyrë apo në shtëpi, ndonëse zyrat e mbyllura kanë shënuar kursime aspak indiferente.

Shpenzimet nga ana tjetër në këto kushte i kanë kaluar punonjësit. Për këtë arsye nga Zvicra vjen një vendim i pazakontë.

Një kompani zvicerane u detyrua nga gjykata që të paguajë një shtesë mujore për të gjithë punonjësit, në mënyrë që të paguajnë një pjesë të qirasë dhe shpenzimeve të tjera. Vendimi erdhi pas një përballje gjyqësore mes kompanisë dhe punonjësve.

Gjykata vendosi që kompania t’;iu paguaj një shtesë prej 150 franga zvicerane ose rreth 140 euro, për punonjësit në muaj. Kjo gjë vlen, në kushtet kur puna bëhet online dhe mund të bëhet nga shtëpia, me marrëveshje mes palëve. /a.y/noa.al