Transmetuar më 11-06-2020, 14:22

Janë të pavarura– Një femër e pavarur, plot me ëndrra dhe suksese si profesionalisht edhe financiarisht, zgjon interesin e çdo mashkulli. Kjo femër premton një lidhje të qëndrueshme, për shkak të sigurisë që ofron.

Me karakter të fortë– Për vite me radhë meshkujt janë parë me femra të qeta dhe të nënshtruara, të cilat nuk shprehin asnjëherë dëshirat e tyre, por tashmë loja ka ndryshuar. Femrat e vendosura, të cilat ndjekin atë që duan, tërheqin më shumë.

Të bukura jashtë dhe brenda– Çdo mashkull dëshiron që të rrijë në krahë të një femre e cila kujdeset për veten estetikisht dhe nga ana tjetër është e ndershme, e sinqertë dhe altruiste.

Nuk jepen pas të parit që hasin– Kanë përfunduar kohët kur femra cilësohej si gjini e brishtë. Tashmë femrat nuk kanë nevojë për një princ të kaltër që ti mbrojë, por zgjedhin me kujdes njeriun që duan në krahë.

Nuk kanë zili askënd– Femrat tërheqëse nuk i kanë zili njerëzit e tjerë. Nuk kanë nevojë për të dëshiruar punën apo paratë e dikujt tjetër, pasi janë të zonjat vetë.

Nuk përfitojnë nga të tjerët– Femrat që respektojnë familjen, partnerin dhe bashkëpunëtorët e tyre, janë ato që pëlqehen nga meshkujt, shkruan noa.al. E dinë që çdo njeri ka dallimet dhe shijet e tij dhe janë të respektuara.

Janë sensuale- Sensualiteti i një femre, nuk është i lidhur domosdoshmërisht me trupin perfekt. Sensualiteti qëndron edhe tek vështrimi, mënyra e ecjes dhe tek ajo që femrat bëjnë për dashurinë. Misteri, është një prej tipareve që i bën femrat më tërheqëse. /a.y/noa.al