Transmetuar më 11-06-2020, 22:21

Një video nga Britania e Madhe tregon momentin kur një polic dhunohet në rrugë.

Video tregon dy efektivë të përfshirë në një incident në Hackney të Londrës, ku njëri prej tyre ka përfunduar në trotuar.

Kalimtarët e rastit nuk u shqetësuan aspak por filluan të bënin foto selfie dhe video.

10 efektivë mbërritën më pas në vendngjarje, ku arrestuan dy persona, njëri 20 dhe tjetri 38 vjeç.

Autoritetet e kanë quajtur incidentin të neveritshëm, duke kujtuar se policët po bënin thjesht detyrën e tyre duke asistuar publikun.

Më poshtë keni videon:/noa.al/