Transmetuar më 13-06-2020, 15:03

Kosova shënon viktimën e 32-të nga koronavirusi.

Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën një person nga COVID-19 në Kosovë.

Bëhet fjalë për 71-vjeçarin nga komuna e Prizrenit, i cili ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 5 të këtij muaji, i cili përveç infeksionit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me COVID -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./noa.al/