Transmetuar më 13-06-2020, 16:42

Futbollisti i kombëtares kuqezi, Klaus Gjasula, është bërë një emër tepër i njohur për gjyqtarët në Bundesligë.

Kjo për arsyen se futbollisti shqiptar i Paderborn mban rekordin absolut në elitën e futbollit gjerman. Në ndeshjen ndaj Verder Bremen, ndaj së cilës skuadra e tij po humbet që në pjesën e parë në shifrat 0-3 është thyer edhe rekordi. Gjatë përballjes së shkuar Gjasula barazoi rekordin e Tomasz Hajtos, duke shkuar në 16 ndëshkime, por me përjashtimin që futbollisti i Paderborn nuk e kishte mbyllur ende kampionatin.

Nuk u vonua shumë dhe menjëherë në takimin e radhës, këtë ndaj Ëerder Bremen, ka mbërritur në 17 ndëshkime me karton të verdhë. I buzëqeshur dhe me sytë drejtuar te xhepi i arbitrit, Gjasula ka hyrë në librin e rekordeve të Bundesligës.

Mesfushori shqiptar u ndëshkua në minutën e 32-të. Në këtë mënyrë ai kaloi rekordin e vendosur nga Tomaz Hajto në sezonin 1998/1999, i cili mori 16 kartonë të verdhë gjatë atij kampionati.

Kur duhen edhe 3 ndeshje nga mbyllja e kampionatit gjerman, Gjasula ka mundësi ta thellojë edhe më tej këtë rekord negativ. Megjithatë, ai edhe për një rekord negativ ai do të mbetet në histori.

/NOA.al