Transmetuar më 15-06-2020, 16:35

Behgjet Pacolli, biznesmen dhe politikan i njohur dhe ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka reaguar pas një ngjarje tragjike dhe tepër të dhimbshme në Deçan, ku një studente ka kryer aktin e vetëvrasjes, në rrethana ende të paqarta.

Dyshohet se studentja 20-vjeçare i dha fund jetës, pasi vuante nga depresioni ndonëse nuk ishte trajtuar për sëmundjen.

Pacolli i ka shprehur publikisht ngushëllime familjes Mehmetaj, ndërsa apelon që strukturat shtetërore dhe shoqëria të jetë më pranë të rinjve. – "Duhet të flitet më shumë për këtë temë në shkollë dhe në shoqëri. Të rinjtë e Kosovës janë të mrekullueshëm. Ne nuk mund të lejojmë t’i humbasim. Kjo fytyrë e bukur nuk duhet të harruar", thotë Pacolli në reagimin e tij prekës për humbjen para kohe të jetës nga një vajzë që sapo kishte nisur të realizonte ëndrrat e saj dhe ishte në lule të rinisë.

Reagimi i plotë i Pacollit:

Dua të shkruaj disa fjalë për rastin tragjik në Gllogjan të Deçanit. Heroina, një studente e dalluar, 20-vjeçare, zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj. Zoti e di pse? Depresioni, si shkaku më i zakonshëm i vetëvrasjes, është diçka që duhet të merret më seriozisht. Psikologët duhet të jenë gjithmonë në dispozicion për të rinjtë. Duhet të flitet më shumë për këtë temë në shkollë dhe në shoqëri. Të rinjtë e Kosovës janë të mrekullueshëm. Ne nuk mund të lejojmë t’i humbasim. Kjo fytyrë e bukur nuk duhet të harruar. Jeta është e shtrenjtë! Familjes Mehmetaj i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Si prind që jam, jam shumë i trishtuar nga ky rast. /NOA.al