Transmetuar më 16-06-2020, 14:44

Njihen në universitet dhe më pas martohen, por zbulojnë se në të vërtetë dashuria mes tyre kishte nisur 20 vite më parë.

Heidi Parker nga Sheffield, në South Yorkshire, Angli dhe Ed Savitt, nga Putney, në jugperëndim të Londrës, u njohën qysh fëmijë në vitin 1997, gjatë pushimeve me familjet përkatëse dhe u bënë shumë miq.

Por më pas humbën kontaktet, deri kur u martuan, kur ajo është 26 dhe ai 31 vjeç.

Dy të rinjtë u takuan në Universitetin e Newcastle. Ai i shkroi në Facebook, pasi lexoi emrin në konviktin ku ndodheshin, duke qenë se nuk dinte të përdorte lavatriçen dhe i kërkoi ndihmë.

Kështu ata u bën miq të ngushtë në vitin 2011, nisën të shoqëroheshin dhe u lidhën.

Pas universitetit nisën bashkëjetesën, deri kur në vitin 2015, Ed, i propozoi Heidit për martesë dhe në vitin 2017, u martuan.

Gjatë një darke me familjen, nëna i tregoi Heidit se kur ishte e vogël, gjatë pushimeve kishte takuar një djalë të vogël me emrin Ed, i vili i ngjante shumë. Kur krahasuan fotot, ata zbuluan se në fakt ishin njohur qysh në vegjëli. /a.y/noa.al