Transmetuar më 16-06-2020, 22:11

Gjiganti energjitik norvegjez, "Statkraft" synon të fillojë ndërtimin e një impianti lundrues diellor me kapacitet maksimal 2 MW, në rezervuarin e Banjës.

Deri në fund të muajit qershor kompania pret edhe konfirmimin zyrtar nga autoritetet, për të nisur punimet.

Për zbatimin e fazës së parë të projektit, "ne mezi presim që të fillojë ndërtimi deri në fund të qershorit," tha Tom Kristian Larsen, kryetar këshilltar për strategjinë e IP dhe menaxhimin e pasurive në Statkraft, në një deklaratë zyrtare të kompanisë.

Projekti, me një kosto totale investimesh prej rreth 2 milion euro (2.26 milion dollarë), do të përfshijë dy faza ndërtimi.

Në fazën e parë, e cila pritet të përfundojë në tremujorin e katërt të vitit 2020, furnizuesi i Statkraft, zhvilluesi norvegjez i teknologjisë diellore lundruese "Ocean Sun", do të realizojë një sistem të plotë lundrues "0,5 Mwp DC", në rezervuar.

Për fazën e dytë Statkraft synon të shtojë tre njësi shtesë lundruese 0,5 MWp në 2021, duke e çuar kapacitetin e përgjithshëm diellor në rezervuarin e Banjës në 2 MËp.

Statkraft konsiderohet një kompani lider në hidrocentralet ndërkombëtare dhe gjeneratori më i madh i energjisë së rinovueshme të Evropës. Kjo kompani është e pranishme në Shqipëri përmes filialeve të saj "Devoll Hydropower" dhe "Statkraft Renewables Albania".

/NOA.al