Transmetuar më 17-06-2020, 21:04

Kanë nisur punimet për restaurimin e shtëpisë ku At Gjergj Fishta ka jetuar në periudhën e hershme të jetës së tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti ku shprehet se punimet kanë nisur ditën e sotme.

Margariti shprehet se punimet do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati, madje edhe në oborre.

Njoftimi

"Nisën sot punimet për restaurimin e shtëpisë ku At Gjergj Fishta ka jetuar në periudhën e hershme të jetës së tij. Një monument kulture i kategorisë II, që do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë. Punimet do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati, madje edhe në oborre. Kjo godinë është pjesë e “Itinerarit Fishtian”, një rrugëtim në stacionet e jetës së Homerit shqiptar", shkruan Elva Margariti./noa.al/