Transmetuar më 18-06-2020, 19:29

Një shqiptar është gjetur i vrarë në një stacion treni dhe një tjetër shqiptar dyshohet se e ka qëlluar atë për vdekje.

Sipas dëshmitarëve, viktima dhe i dyshuari kishin pasur një mosmarrëveshje para konfliktit që çoi në ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Regensburg të Gjermanisë.

Është gjetur pa shenja jeta 57-vjeçari me origjinë nga Kosova, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Sipas mediave gjermane, një 55-vjeçar, po ashtu kosovar, është arrestuar si i dyshuar.

“Në Regensburg, një burrë u qëllua në rrugë. Dëshmitarët kishin vërejtur një mosmarrëveshje midis dy burrave në mëngjes dhe kishin lajmëruar policinë, thanë zyrtarët. Policia gjeti një të vdekur 57-vjeçar të shtrirë në rrugë. Skena e krimit është afër stacionit kryesor të trenit Regensburg, rruga është bllokuar përkohësisht për një kohë të gjatë”, raportuan mediat gjermane.

/NOA.al