Transmetuar më 19-06-2020, 11:58

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë.

Në fjalën e rastit Rama tha se me tunelin e Llogarasë, aksi Orikum- Palasë do të përshkohet në vetëm për 10 minuta.

“Përtej faktit që aeroporti i afërt do të ndërtohet, ai i Vlorës, që një tjetër shumë herë i përfolur dhe ai do të ndërtohet, ai i Sarandës, kyçi mbetet Llogorja, pasi distanca zgjatet edhe si kohë dhe vështirësi me segmentin që e njohim të gjithë që gjarpëron për të kapërcyer malin. Janë bërë analizat, për parametrat e nevojshëm që lidhen me fizibilitetin, janë ezauruar dhe rrugët e mundshme të realizimit me investime të huaja apo PPP dhe është rënë në fund në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe të çohet në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit”, u shpreh Kryeministri.

Ai deklaroi se projekti do të detajohet nga një proces i hapur dhe ndërkombëtar, do të përzgjidhet një kompani e huaj në këtë fushë dhe pastaj përsëri do të hidhet një garë ndërkombëtare për të siguruar realizimin e tij sa më mirë. /a.y/noa.al