Transmetuar më 19-06-2020, 20:58

Një vajzë 19 vjeçare është ndaluar dhe akuzohet për sajimin e  pretendimeve për dhunë dhe sulme seksuale pasi i tha policisë se ishte droguar dhe përdhunuar nga një bandë aziatike, madje bëri publik edhe postimin e imazhit "fake" të fytyrës së saj të dhunuar në Facebook.

Vajza e akuzuar për montim dhe shpikje të pretendimeve u paraqit në gjykatë.

Eleanor Williams, 19 vjeçe, nga Barrow-in-Furness, akuzohet për shtatë akuza për çoroditje të drejtimit të hetimeve midis Tetorit 2017 deri në Tetor 2019, raporton NOA.al.

Jaime Hamilton QC, duke e ndjekur çështjen, i tha gjykatës se nga incidenti i parë i ndodhur në Tetor 2017 në të cilin Williams bëri një pretendim të rremë për përdhunim dhe sulm seksual, më pas sajoi prova për të mbështetur kërkesën e saj.

Tre pretendime të një natyre të ngjashme janë bërë kundër një njeriu të dytë për të cilin gjykata tha se edhe ato ishin mbështetur nga prova të fabrikuara në mesazhe me tekst dhe postime në media sociale nga i pandehuri. Williams u përball me dy akuza të mëtejshme në lidhje me një pretendim të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual nga dy burra për të cilat prokuroria u shpreh se edhe ato ishin ‘tërësisht të rreme" dhe të mbështetura nga mesazhe të fabrikuara.

/NOA.al