Transmetuar më 20-06-2020, 17:10

Vendi ynë fqinj, Maqedonia e Veriut, rregjistroi të tjera shifra rekord dhe shqetësuese për rajonin përsa u përket të prekurve me koronavirus.

Ggjatë 24 orëve të fundit zyrtarisht janë deklaruar 185 të prekur si dhe 11 të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në vend numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 5.005, ndërsa numri i viktimave në 233.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë kryer gjithsej 50.384 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.364 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se janë 41 pacientë të shëruar nga koronavirusi gjatë ditës së fundit. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në vend është 1.904, ndërkohë numri i rasteve aktive me këtë virus është 2.868./NOA.al