Transmetuar më 21-06-2020, 22:56

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi. Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. Partia e Vuçiqit ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Daçiqit 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiq 11 mandate, etj.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe lokale u mbajtën sot në Serbi.

Vendvotimet u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe u mbyllën në 20.00, raporton Kosova Press. Të drejtë vote kishin mbi 6,5 milionë qytetarë, për të zgjedhur midis gjithsej 21 partive, koalicioneve ose listave, të cilat duhet të kalojnë pragun prej tre për qind për të hyrë në parlament.

Zgjedhjet u mbajtën edhe në Kosovë, nën mbikëqyrjen e OSBE-së.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Sipas sondazheve të fundit, një betejë shumë më e madhe do të zhvillohet për futjen në Kuvend të partive të tjera.

Në zgjedhje kandidojnë 21 lista të ndryshme.

Vuçiqi është në pushtet prej tetë vjetësh- në postin e kryeministrit dhe presidentit.