Transmetuar më 21-06-2020, 23:52

Një ngjarje e rëndë, me pasojë vrasjen "ka tronditur" Zvicrën ditën e djeshme.

Një nuse 24-vjeçare dyshohet se është vrarë nga vjehrri i saj.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në qytetin Pratteln të Kantonit Baselland.

Autori i dyshuar është një 56-vjeçar nga Kosova, i cili dyshohet se ka vrarë nusen 24-vjeçare të djalit të tij.

Mediat zvicerane raportojnë se ai jetonte në një banesë me djalin 27-vjeçar, nusen e djalit dhe nipin 4-vjeçar.

Është e paqartë se si e ka vrarë 56-vjeçari nusen e re.

Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një përleshje pasi 56-vjeçari kishte plagë në dorë.

Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi  edhe ai ishte plagosur, në dorë”.

Nuk përjashtohet mundësia që konflikti të jetë thelluar pasi djali i autorit kishte planifikuar pak kohë më parë divorcin dhe kishte marrë një avokat fshehtazi.