Transmetuar më 22-06-2020, 06:03

Hiti i kësaj vere siç duket pritet të prezantohet së shpejti para publikut. Fjala është për një bashkëpunim të këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare: Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B.

Tre emrat e njohur të muzikës rinore shqiptare kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Marrë parasysh eksperiencën e tyre dhe projektet që treshja kanë sjellë deri më tani, kënga e re e tyre nuk ka dyshim se do jetë një mega-hit.

Ndërkaq, artistja e njohur tashmë numëron duete të shumta me reperin Lumi B, e po ashtu edhe me reperin Vula.

“Tonight” dhe “Got Ur Back” janë dy nga hitet e njohura të Ledrit dhe Dafinës, teksa kjo e fundit ka edhe disa projekte të suksesshme me Lumi B përfshirë këtu, “Rude Girl”, “Kalon”, “Lule Lule”, “Na” etj.