Transmetuar më 23-06-2020, 16:23

Maqedonia e Veriut ka marrë vendimin për hapjen e kufijve duke filluar nga data 26 qershor, dhe qytetarët nuk do të karantinohen.

Më konkretisht:

Hapjen e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.

Hapjen e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokole të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokolleve për punë.

Në seancë parlamentare u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin e punës edhe brenda hapësirave të mbyllura të hoteleve përmes një protokoli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.

Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokol të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej me 26 qershor 2020. /k.k/noa.al/