Transmetuar më 23-06-2020, 21:06

Këngëtarja e mirënjohur, Valbona Halili, ka bërë publik krijimin e saj më të fundit.

Duket se periudha e izolimit e ka ndihmuar edhe më shumë atë që të punojë për këngën më të fundit, që e ka titulluar "Nga Tirona n’Elbasan."

Këngëtarja shumë e dashur për Tiranën, por jo vetëm, edhe për tërë Shqipërinë e Mesme, ka bashkuar dy qendrat kryesore të kësaj zone, përmes këngës së saj të fundit, në bashkëpunim me Erion Sheri.

"Muzika është ripërtëritje e mendjes dhe pas boshllëkut të izolimit shpirti ka nevojë për pak melodi", shprehet Valbona Halili.

"Nga Tirona n’Elbason" krijimi më i fundit…! Shijojeni", ka qenë mesazhi i këngëtares.

Kjo këngë vjen, pas rrugës dhe tunelit të ndërtuar vitet e fundit që i ka bashkuar edhe më shumë dy qendrat më të mëdha të Shqipërisë së Mesme./NOA.al