Transmetuar më 24-06-2020, 19:24

Abdullah Hoti, Kryeministri i Kosovës, do zëvendësojë Hashim Thaçin në dialogun me Serbinë, në Uashington, përballë Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e ka konfirmuar i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

"Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Uashington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special.

E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. 

Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar në Tuiter zyrtari amerikan. /k.k/noa.al/