Transmetuar më 24-06-2020, 22:03

Më 24 qershor 1992, Patriarkana Ekumenike zgjodhi Mitropolitin Anastasi si Kryepeshkopin e parë në vendin tonë që nga vendosja e demokracisë.

Kryepeshkopi Anastasi mbërriti në Shqipëri në korrik 1991 si Patriarku Ekzark për të zbuluar se çfarë kishte mbetur pas rrënojave ateiste.

Bëhen sot 28 vite që nga kjo zgjedhje për ortodoksët, sidoemos komunitetin grek në Shqipëri, Kryepeshkopi Anastas mund të shihet prej tyre gjithashtu edhe si një rivlerësim dhe rinovim i Autoqefalës së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila ishte vënë në diskutim pas shkatërrimit të plotë të Kishës nga regjimi komunist

Emri i Janullatos jo vetëm që u bë sinonim i ringjalljes së Kishës në Shqipëri, por u pa si misionar në kohërat moderne, si pararendësi i dialogut midis feve dhe kulturave të ndryshme, paqes dhe dashurisë për të gjithë, kujdesin për më të varfërit dhe njerëzit në nevojë dhe respekt për lirinë dhe dinjitetin e çdo individi, çfarëdo që të jetë.

Por ajo që duket e pamundur për njeriun është e mundur për Zotin, që sipas komunitetit ortodoks në vendin tonë  dërgoi një njeri që arriti të bëjë atë që quhet mrekullia e Kishës Ortodokse Shqiptare.

E gjithë kjo punë është njohur jo vetëm nga besimtarët ortodoksë, por nga e gjithë shoqëria shqiptare. Në një letër drejtuar Arqipeshkvit Anastas me rastin e dhënies së shtetësisë shqiptare, edhe Presidenti Ilir Meta do të vlerësonte, ndër të tjera koutributin e Janullatos: "Për 25 vjet si Arqipeshkëv i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, duke kontribuar me përkushtim për rindërtimin e plotë shpirtëror të Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, apo rindërtimin e  ndërtesave të besimit ortodoks." /NOA.al