Transmetuar më 25-06-2020, 09:27

Si fetus– Pozicioni si bebja në barkun e nënës, është më i përdoruri nga të rriturit, sidomos nga femrat. Kush është mësuar të flejë në këtë mënyrë, priret që të shqetësohet më shumë për të tjerët, por në të njëjtën kohë kërkon mbrojtje dhe do të ndihet i sigurtë. Urrejnë kaosin dhe preferojnë rehatinë. Tregohen shumë më të fortë, por brenda vetes fshehin dobësi, ndrojtje dhe ndjeshmëri.

Në njërën anë– Fjetja në njërën anë, parashikon qëndrimin në të njëjtën linjë të qafës, kokës, krahëve dhe këmbëve. Në përgjithësi këta persona janë shumë kokëfortë dhe kanë një sjellje fëminore. Ndërsa kush fle në të njëjtën anë, por me duart pranë fytyrës, është natyrë e hapur dhe gazmore. Po ashtu duan të kenë kontroll absolut dhe janë të vëmendshëm ndaj detajeve.

Përmbys- Kush fle përmbys, është natyrë e mbyllur dhe kontroverse. Nëse përqafon jastëkun, atëherë ky është një sinjal që tregon ndrojtje. Këta persona duan të ndihen të sigurtë edhe kur flenë. Kanë natyrë shumë delikate dhe kërkojnë mirëkuptim dhe mbrojtje nga të tjerët. Nuk i pëlqejnë ata persona që i lëndojnë njerëzit.

Pozicioni i ushtarit, me barkun lart– Janë të paktë personat që zgjedhin këtë pozicion për të fjetur dhe zakonisht janë njerëz të vetmuar, të cilët nuk pëlqejnë të rrethohen nga shumë njerëz, shkruan noa.al. Preferojnë që të kenë pranë pak miq, por të mirë.

Pozicioni yll– Ky pozicion, i të fjeturit krahë e këmbë hapur, flet për natyra shumë të shoqërueshme. Janë në gjendje që të flenë kudo, pasi përshtaten lehtësisht me çdo situatë. Janë natyra të hapura, pëlqejnë aventurat dhe zbavitjen. /a.y/noa.al