Transmetuar më 25-06-2020, 19:21

Vendimi për të vrarë ariun që sulmoi dy shtetas, babë e bir, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur rëndë,  ka provokuar zemërimin e grupeve të mbrojtjes së kafshëve.

Një drejtues rajonal në Italinë e Veriut urdhëroi pas ngjarjes kapjen dhe vrasjen e ariut që sulmoi babë dhe bir duke ecur në një zonë malore, në fillim të kësaj jave.

Djali 28-vjeçar po shëtiste në një shteg, në malin Peller që ndodhet në veri të Trentos, kur ai hasi ariun dhe ra përmbys. Babai i tij u hodh tek kafsha, por theu këmbën", transmeton NOA.al .

Dy personat e sulmuar nga ariu, ndodhen aktualisht në spital.

Është e paqartë nëse ariu i përfshirë në incidentin e fundit ishte mashkull apo një femër që mund të ketë qenë duke mbrojtur këlyshët e saj.

Incidenti nxori në pah numrin në rritje të arinjve në atë zonë.

Grupet e mbrojtjes së kafshëve të egra u kanë bërë thirrje autoriteteve të mos e vrasin ariun.

Ata thonë se edukimi i popullatës lokale do të ishte më i përshtatshëm.

Ekzistojnë midis 82 dhe 93 arinjve në provincën e Trentino, dhe si një specie e rrezikuar ato janë pjesë e një programi të BE për të rikthyer arinjtë e murrmë alpin në zonë.

Muajin e kaluar, një video u bë virale duke treguar një djalë 12-vjeçar, i quajtur Alessandro, i cili u ndoq nga një ari në një kodër, por nuk u sulmua. Djaloshi shoqërohej nga i ati që filmoi skenën dhe udhëzoi fëmijën sesi duhet të vepronte, duke mos e shikuar ariun dhe mos fliste.

/NOA.al