Transmetuar më 25-06-2020, 22:59

Ekperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla shprehet se ndaj akuzave të ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit , kanë gisht Rusia dhe Serbia të ndihmuar, sipas tij nga mbështetësit e tyre në perëndim.

I ftuar në emision Open, Ilir Kulla tha:

“Kjo është e iniciuar nga Vuçiç dhe Rusia që kurrë nuk kanë hequr dorë nga shkatërrimi i shtetit të Kosovës. Serbinë dhe Rusinë e kanë mbështetur edhe qarqe në perëndim.

Vuçiç është politikan i zoti. Ai ka qenë ministër në kohën e Millosheviçit. Ai përfaqëson politikën serbe në 30-40 vitet e fundit. Më vjen keq që Rama dhe Thaçi u treguan naiv  dhe e morën për budalla, por Vuçiç doli i fituar“.

Kulla tha më tej:

“Është e qartë që në krye të historisë është zhbërja e njohjes së Pavërësisë së Kosovës. Politikanët e Kosovës duke luftuar me njëri-tjetrin kanë harruar arsyen pse janë aty. Ka qenë gabim i Thaçit dhe gjithë të tjerëve që e votuan këtë Gjykatë,” tha Kulla. /noa.al/