Transmetuar më 26-06-2020, 17:00

Anëtarë të Bundestagut Gjerman kanë reaguar mbi akuzat e ngritura nga Prokurori Special për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Shteti gjerman po ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë, thuhet në reagim.

Mes të tjerash anëtarët e Budestagut theksuan se disa forca në Kosovë bëjnë propagandë false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi.

“Për ne është me rëndësi të theksohet se Dhomat e Specializuara në Hagë janë pjesë integrale e gjyqësorit në Kosovës. Ato janë krijuar nga vetë Kosova. Kjo gjykatë nuk është një organ i huaj juridik që gjykon mbi qytetarët e Kosovës.

Ne e dimë që forca të caktuara në Kosovë përpiqen të përhapin propagandën false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi. Kjo nuk është e vërtetë dhe asgjë tjetër përveç dezinformimit të qëllimshëm.”,- thanë anëtarët e Bundestagut. /k.k/noa.al/