Transmetuar më 26-06-2020, 22:17

Regjistrohet rasti i dytë sa i përket personave të prekur me Covid-19, në radhët e klubeve të futbollit shqiptar.

Mësohet se një prej drejtuesve të klubit të Butrintit të Sarandës, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gjatë ditës së sotme.

Menjeherë më pas, një pjesë të lojtarëve dhe drejtuesve sarandiotë që kanë pasur konktakt me personin e prekur me Covid-19 i janë  nënshtruar testit, duke bërë tamponin.

Për fat të mirë, drejtuesi i Butrintit, nuk ka shfaqur shqetësime për të shkuar në spital.

Ai aktualisht ndodhet i karantinuar në banesën e tij.

Butrinti u përball ditën e mërkurë me Maliqin në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë. Drejtuesi në fjalë i cili ka rezultuar pozitiv, ishte i pranishëm në këtë përballje, i pajisur me doreza dhe maskë, duke shmangur kështu kontaktet me persona të tjerë.

Gjithsesi në orët në vijim priten me ankth, përgjigjet e testeve të tamponëve.

Më herët në Kategorinë Superiore rezultoi pozitiv me COVID-19, futbollisti i Bylisit, Eridon Qardaku.

/NOA.al