Transmetuar më 27-06-2020, 15:33

Shifrat e të prekurve me Covid-19 vazhdojnë të jenë edhe më alarmante në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë kryer 1 086 teste dhe 150 prej tyre kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Të dhënat zyrtare thonë se 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.

Po ashtu dhe 30 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.  Që nga fillimi i pandemisë janë kryer plot 57 895 teste dhe  5 906 kanë dalë pozitiv me COVID-19, ku 2 236 janë shëruar deri më tani, 277 kanë ndërruar jetë dhe 3 393 janë ende të sëmurë.

Rastet janë paraqitur sipas qyteteve të mëposhtme:

Shkup 93

Kumanovë 7

Shtip 3

Prilep 4

Tetovë 12

Strugë 3

Manastir 1

Оhër 9

Gostivar 3

Koçan 1

Kërçovë 8

Resnjë 5

Negotinë 1

/NOA.al