Transmetuar më 27-06-2020, 21:10

Një ngjarje prekëse vjen nga Kina ku nënë e bir janë takuar për herë të parë pas 28 vitesh.

Një nënë në Kinë ka takuar djalin e saj biologjik, për herë të parë pas 28 vitesh, kjo pasi ia kishin ndërruar aksidentalisht pas lindjes.

Jiang Yanli, mësoi se fëmija që kishte rritur për 28 vite nuk ishte i saj.

Jiang Yanli, mësoi rreth lajmit tronditës përmes një testi ADN-je.

Djali që ajo kishte rritur prej vitesh dhe që mendonte se ishte fëmija i saj, Zhang Qi, ishte diagnostikuar me kancer dhe Jiang kishte vendosur të dhuronte një pjesë të mëlçisë të saj, që do t’i vinte në ndihmë për t’u kuruar.

Por pas analizave rezultoi se llojet e tyre të gjakut nuk përputheshin.

Jiang arriti të bashkohet me djalin e saj biologjik, Guo Ming, pas ndihmës nga policia lokale.

Djali i saj biologjik, Guo Ming, është oficer policie, është martuar dhe ka dhe një djalë të vogël.

Më poshtë keni videon e momentit prekës që ndodhi pas 28 vitesh./a.k/noa.al/