Transmetuar më 27-06-2020, 23:03

Moderatorja e emisionit sportiv Albana Bejko është shprehur se është e çuditshme që në fakt të gjitha gazetaret e sportit pyeten nëse janë ngacmuar nga futbollistët.

E ftuar në “Mes yjesh”, ajo tha se kjo pyejte bëhet, sepse ndoshta njerëzit mendojnë që futbollistët janë plot testosterone dhe duhet të shpërthejnë diku.

Pas shakasë, ajo shtoi se vetë si gazetare, e ruan marrëdhënien profesionale me ta.

Ronaldo Sharka: Të gjithë moderatoreve sportiste ia bëjën atë pyetjen në lidhje me marrëdhëniet me sportistët. Pse Albana në çdo intervistë ju pyesin për ngacmime nga meshkujt sportivë.

Albana Bejko: Ndoshta sepse e dinë që ai është një rreth me shumë testosteron brenda sa duhet të shpërthejnë diku. (Qesh) Ne fakt futbollistet janë si të gjithe meshkujt e profileve të tjera, disa ngacmues dhe flirtues, disa shume introverte dhe disa te tjerë gjithmonë profesionistë dhe nuk dinë t’i kalojnë asnjëherë limitet.