Transmetuar më 27-06-2020, 23:40

Ekzekutohet me armë zjarri, reperi i njohur amerikan Lawrence Franks, i njohur ndryshe për publikun e gjerë si Huey.

Lawrence Franks u vra me armë zjarri të premten e kësaj jave nga disa persona të panjohur në Missouri.

Fillimisht, ai ishte dërguar në spital, por për shkak të plagëve të shumta nuk mundi t’ia dilte mbanë.

Reperi ka qenë aktiv në zhanrin e tij muzikor, ku u bë i njohur me disa këngë.

"Pop, Lock, Drop it” është një nga këngët më të dëgjuara nga admiruesit e muzikës së tij, ku numëron dhjetëra milionë klikime në platformën YouTube.

Ai la pas një vajzë 13 vjeçare./noa.al/