Transmetuar më 28-06-2020, 13:56

Sonte, në mbrëmje, Presidenti i Kosovës pritet të flasë për herë të parë pas akuzave të ngritura ndaj tij në Hagë.

Vetë kreu i shtetit është shprehur se do të flasë për atë që ka ndodhur.

“Të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, shkroi Thaçi në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Thaçi përpara se të shkojë për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare.

Pak kohë më parë, ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dhe dorëheqjen nga posti i shefit të Qeverisë për t’u gjykuar si qytetar i thjeshtë.

Së bashku me Thaçin, nën akuzë është vënë edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. /k.k/noa.al/