Transmetuar më 28-06-2020, 19:57

Dy ndeshjet e javës së 31-të të Kategroisë Superiore, pas dy takimeve të ditës së djeshme, fitores 6-1 të Flamurtarit ndaj Luftëtarit dhe asaj të Partizanit 1-0 ndaj Laçit, u shoqëruan sot me kontestime dhe rezultatet të papritura.

Kukësi fiton përmes polemikave ndaj Bylisit në “Elbasa Arena”, pas një 11-metërshi të dyshimtë të dhënë në gjyqtari Andi Koçi në fund të pjesës së parë. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi e pa veten në vështirësi në minutat e fundit, ku mund të ishte ndëshkuar me një gol që do t’i hiqte dy pikë.

Kukësi dominoi në lojë dhe me raste gjatë pjesë së parë, por epërsinë e mori pas një penalltie që e fitoi Gavazaj, pas dyluftimit me Qardakun. Koçi pa parregullsi në ndërhyrjen e futbollistit të Bylisit, duke shkaktuar irritimin  ballshiotëve.

Bylisi në pjesën e dytë, madje pati një rast të pastër me Sallakun, por u shfaq vendimtar në ndërhyrje portieri Xhika. Në minutat e fundit Bylisi e mbylli në portë kundërshtarin, por nuk pati qartësinë apo cilësinë për t’i përmbyllur me goditje në portë aksionet.

Vllaznia zhgënjen sërish brenda pak ditësh, pasi mori humbjen e dytë përballë Teutës. Shkodranët u mposhtën 0-3 në “Loro Boriçi”, duke rrezikuar zonën "play out".

Golin e parë për durrsakët e realizoi Kallaku, me 11-metërsh, pas ndërhyrjes së gabuar të Krymit ndaj Hebajt thuajse mbi vijën e 16 metrave. Rast për moviolë, por kryesori ishte i bindur në vendimin e tij.

Vila në ’83 dhe Aleksi me penallti dy minuta para se të mbyllej ndeshja, shënuan dy golat  e tjerë të fitores për Teutën.

Vllaznia-Teuta 0-3

Vllaznia e rriti presionin në fushën kundërshtare në pjesën e dytë, por mori një tjetër goditje të rëndë në minutën e 83-të, kur Emiliano Vila i çoi shifrat 0-2, ndërsa dy minuta më vonë Aleksi shndërroi në gol penalltinë e dytë të fituar nga Teuta në këtë ndeshje. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë, me 50 pikë.

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (Repaj), Malota, Shehi, Shtubina, Kruja, Gurishta, Krymi (Marku), Sidorenko (Lekaj), Lika (Zhunior), Zogaj. Trajner: Hysen Dedja

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, E. Vila, Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku (Kapllani), Hebaj (Gruda). Trajner: Edi Martini

Kukësi-Bylis

KUKËSI: Xhika, Teqja (80′ Hida), Krasniqi, Musta, Musolli, Limaj, Et’hemi, Rroca, Gavazaj (72′ Kuper), Abazaj, Shkurtaj (63′ Lulaj).

Trajner: Orges Shehi

BYLISI: Hidi, Goxha , Shkalla, Janku (67′ Gonzalez), Peposhi (60′ Sallaku), Hadroj (55′ Peçi), Ndreca, Ujka, Qardaku, Mëllugja, Malçi. Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtar: Andi Koçi

/NOA.al