Transmetuar më 29-06-2020, 08:22
Grupi i njohur Rolling Stones, i është kthyer kundër Presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar që të mos i përdor këngët e tyre për fushatën elektorale.
Distancimi nga kreu i Shtëpisë së Bardhë u bë pasi Trump përdori këngën You Can’t Always Get What You Want (Ju nuk mund të arrini gjithmonë atë që doni), gjatë takimit të javës së kaluar në Tulsa, të Oklahoma.
E njëjta këngë u përdor edhe në fushatën e parë të tij në vitin 2016, por edhe në atë moment nuk u mbështet.
Mirëpo tani Presidenti amerikan rrezikon përballjen në gjyq, pasi avojkatët e grupit të njohur britanik paralajmërojnë se “Do të ndjekim hapa të tjerë për të ndaluar Trump që të përdorë këngët tona”. /a.y/noa.al