Transmetuar më 29-06-2020, 08:57
Edi Rama, Hashim Thaci- Foto arkiv

Pak ditë pasi Haga komunikoi akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Kryeministri Edi Rama do të shkojë në Kosovë.

Mësohet se duke nisur nga sot, ai do të ketë një vizitë dy ditore, të pasuar me takime me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin e ri Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani si dhe liderë të tjerë të politikës në Kosovë.

Gjatë ditës së martë, Kryeministri Rama do të ketë edhe një konferencë për mediat.

Kjo vizitë e tij vjen pas një fjalimi patriotik të mbajtur të enjten e kaluar në seancën parlamentare, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /a.y/noa.al

Akuzat e Hagës, Rama merr në mbrojtje Thaçin dhe Veselin: Gjyqësi eksperimentale