Transmetuar më 29-06-2020, 13:02

Qeveria greke shpalli sot vendimin për të rihapur kufijtë me Shqipërinë, raporton noa.al e cila ndoqi deklaratën zyrtare që gjeni më poshtë.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas doli sot ora 12 në një konferencë shtypi ku tha se më datë 1 korrik do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

"Hapen kufijtë tokësorë më 1 korrik në Kakavijë dhe Kapshticë", konfirmoi z.Petsas.

Ai njoftoi dhe rihapjen e kufijve detarë ndaj të gjithë të interesuarit mund të lëvizin lirisht nga ajri, toka dhe deti, drejt Greqisë nga 1 korriku 2020.

Vendimi i qeverisë greke vjen si shpërfillje e vendimit të ministrave të Brendshëm të BE që vendosën të ndalojnë shqiptarët të hyjnë në BE. /noa.al/

Eνημέρωση πολιτικών συντακτών από τον Κυβερνητικό Εκπρόσωπο Στέλιο Πέτσα

Live | Eνημέρωση πολιτικών συντακτών από τον Κυβερνητικό Εκπρόσωπο Στέλιο Πέτσα.

Publiée par Ελληνική Κυβέρνηση sur Lundi 29 juin 2020