Transmetuar më 29-06-2020, 23:02

Ish-aktorja e njohur e filmave me ´pullë të kuqe´, Mia Khalifa, përfshihej në listën e videove më të shikuara në filmat për të rritur, por tashmë ajo dëshiron që të shkuarën ta hedhë pas krahëve.

Së fundmi në disa komente të shkëmbyera me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ajo reflektoi mbi kohët e kaluara si aktore e filmave për të rritur.

Khalifa, që hoqi dorë nga industria e këtzre filmave disa vite më parë, u shpreh e penduar për punën që ka bërë dhe ju bëri thirrje ndjekësve që të mos kopjojnë veprimet e saj.

E gjitha nisi nga një video që një përdoruese “Tik Toku” publikoi shoqëruar me fjalët:

“Kur kupton që filmat për të rritur të paguajnë 20 mijë dollarë për t’u shfaqur me fytyrën tënde në një video”.

Mia komentoi në postim duke e dekurajuar personin në fjalë për t’u përfshirë në këtë industri.

“Vajzë të lutem mos e bëj, nuk ja vlen”, komentoi Khalifa.

Më pas në një tjetër postim ajo shtoi:

“Ato 11 video mua do të më përndjekin deri ditën që do vdes dhe nuk dua që një vajzë tjetër të bëj të njëjtën gjë, sepse askush nuk duhet ta bëj”.

Gjithashtu ajo është shprehur se do të donte shumë që më mirë të kishte hequr videot e saj se sa të përfitonte shuma të tjera parash prej tyre.