Transmetuar më 30-06-2020, 16:37

Nga Kristaq Kume

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi te pajisë me Fletet tip per grumbullimin e firmave nga 20000 zgjedhës, qe do te mbeshtetit nisem legjislative te Insitutit Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve dhe perfaqesuese te qytetarëve, per te derguar ne Kuvendin e Shqiperise projektligjin "Per referendumet ne Republiken e Shqiperise".

Kerkesa ishte e shoqeruar edhe me nje arsyetim dhe shpjegim te shkurte te kesaj inisiative, te cilen ju ftoj ta lexoni dhe, pas kesaj, ne se desheroni, te shpreheni per kete nisme.

Arsyetim i kerkeses per nismen qytetare per projekt ligjin “Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”

Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton të drejtën për referendum si një ndër të drejtat themelore për qytetarët. Ndërkohë, legjislacioni aktual, nuk është aspak “miqësor’ dhe e ka bërë shumë të vështirë ushtrimin e kësaj të drejte. Deri sot asnjë referendum, i përgjithshëm ose lokal, i kërkuar nga qytetarët, nuk është arritur të bëhet. Klasa politike, si rregull ka qënë e painteresuar ndaj kërkesave qytetare për referendum. Edhe detyrimin për të hartuar një ligj të veçantë për referendumet nuk e ka marr asnjëherë në konsiderate. Për t`i dhënë fund kësaj situate, ne thërrasim zgjedhësit shqiptarë të bëhen pjesë e kësaj nisme ligjvënëse.

Projekt ligji është rezultat i një pune të gjatë konsultuese me ekspertë, grupe qyetarësh, të zgjedhur vendorë dhe stafe akademike në universitetet e vendin. Jane konsultuar përvojat legjislative të vendeve të ndryshme që e kanë funksionale demokracinë e drejtëpërdrejtë. Në të janë pasyruar kërkesat dhe standartet e parashikuara në dokumentat ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e të drejtës për referendum.

Projekt ligji ka për qëllim të rregullojë, në mënyrë të detajuar, proçesin dhe procedurat në bazë të të cilave duhet të ndërmerret dhe realizohen nisma për referendum. Objektiv i tij është realizimi i nje ligji që do të bëjë të mundur dhe funksionale, në kushtet e shoqërisë shqiptare, demokracinë e drejtpërdrejtë. Projekt ligji rregullon proçedurat që duhet të ndiqen për të iniciuar dhe realizuar referendume kushtetuese, referendume për çështje ose probleme të qeverisjes dhe vendimarrjes qëndrore ose lokale. Ai parashikon zhvillimin e referendumeve vendimmarrëse, shfuqizuese ose referendume konsultuese.

Projekt ligji parashikon mekanizma dhe proçedura që e lehtësojnë dhe e bëjnë realisht të mundshme inisiativën qytetare për referendum. Është parashikuar edhe e drejta e 300000 zgjedhësve për të kërkuar zhvillim e një referendumi kushtetues.

Projekt ligji ndërton mekanizma që lehtësojne realizimin e inisiativës së zgjedhësve për referendum të përgjithshëm. Ai parandalon vendimmarje që paragjykojnë inisiativën.

Referendumi lokal është trajtuar si një proçes i mbyllur brenda njësisë vendore përkatëse. E drejta dhe detyrat për organizimin dhe administrimin i përket qytetarëve. Organet e qeverisjes vendore mbështesin dhe lehtësojnë zhvillimin e referendumit. Gjykata administrative, nën juridiksionin e të cilës ndodhet njesia vendore, gjykon bëshmërinë ligjore të referendumit dhe shqyrton ankesat. KQZ-ja vetëm mbështet dhe angazhohet për trajnimin profesional të qytetarëve që do të administrojnë proçesin e referendumit.

Projekt ligji synon zvogëlim sa më të madh të ndërhyrjeve të partive politike në inisiativat qytetare për referendum.

Komiteti përfaqësues

Kristaq Kume – Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve

Brisida Gjikondi – zgjedhëse

Eneda Bozheku – zgjedhëse

/NOA.al