Transmetuar më 30-06-2020, 18:57

Propozimi për fejesë pak muaj më parë dhe ndarja e papritur e Ardit Roshit me Blerina Bajkon, vajza e aktorit të njohur të humorit,  bëri bujë në mediat rozë.

Ish-çifti i dhanë fund fejesës pak kohë pasi moderatori i propozoi vajzës së Agim Bajkos live në skenë.

Fakti se ata nuk po e ndiqnin më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale, krijoi dyshimet e para.

Asnjëri prej tyre nuk reagoi për ndarjen e papritur, por Ardit Roshi foli sot për herë të parë për fundin e fejesës.

“Nuk do ta bëj atë pyetjen që të gjithë e presin. Mua më intereson një gjë, a je ok, a je mirë tani?”- e pyeti moderatori i "Abc Neës", për ndarjen e përfolur.

“Shih e shkruaj,”- u përgjigj Ardit Roshi.

“Je mirë?”- shtoi moderator.

“Si të dukem? (qesh)”- përfundoi Roshi, duke treguar që është i lumtur, pavarësisht divorcit.

/NOA.al